Shtëpia / Politika / Të ketë gjë me qeverinë e 12 grave?! Pas ‘Kalasë Dibrançe’ ish-zv.kryeministri jep mesazhe me ‘Casa de Papel’: Ndaj na duhen gratë, të bëjnë para burrat!

Të ketë gjë me qeverinë e 12 grave?! Pas ‘Kalasë Dibrançe’ ish-zv.kryeministri jep mesazhe me ‘Casa de Papel’: Ndaj na duhen gratë, të bëjnë para burrat!

Ish-zëvendës kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçes i ka bërë shumë përshtypje mënyra sesi u hap sezoni i ri i serialit të njohur “La Casa De Papel”.

Vdekjen e një prej personazheve kryesore, Tokio-s, ai e cilësoi si vdekje burrash.

Braçe ndau foton e aktores që luan këtë personazh, duke shkruar se sezoni i fundit i serialit kishte dhunë, ndryshe nga të mëparshmet që kishin vetëm krisma dhe shpërthime.

Një postim më parë Braçja publikoi një foto të lojës kala dibrançe, ku burrat ia hypin njëri tjetrit me kokat në lartësinë poshtë rripit të pantallonave të atij që drejton lojën.

“Kujtuat se ishte lojë, është stil jete” – shkroi ish-dyshi i qeverisë që u la jashtë qeverisjes Rama 3.

Postimi i Braçes:

TOKIO VDIQ SI BURRE, BURRAT! NDAJ DUHEN GRATE, TE BEJNE PARA BURRAT! La Casa de Papel, kete here, ishte nje kulm i ri dhune; POR HUMBI SHARMIN ANTISISTEM! Kater sezonet e shkuara ishin ndryshe, kishin edhe ide, edhe kauza, edhe tekst, keshtu u krijua sharmi antisistem; Serite e reja kishin vec krisma e shperthime. Dheeeee vdekjen e Tokios! Asnje burre tjeter nuk vdiq, madje njeri u ngjall, Tokio vdiq si burre, burrat!

j.l./ dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …