Shtëpia / Politika / Irritohet sërish Braçe: Ta dinte Nënë Tereza se shenjtërimi i saj do ishte pushim, s’do shenjtërohej

Irritohet sërish Braçe: Ta dinte Nënë Tereza se shenjtërimi i saj do ishte pushim, s’do shenjtërohej

Kjo e hënë është ditë pushimi për administratën që vjen nga shenjtërimi i Nënë Terezës dhe ky fakt e ka irrituar Braçen, edhe pse kjo ditë ka qenë pushim edhe kur ai ishte zv.kryeministër.

Braçe shkruan se “nëse Nënë Tereza do e dinte që shenjtërimi i saj do ishte pushim, nuk do të shenjtërohej”, teksa sulmon administratën.

“Ta dinte Nënë Tereza që shënjtërimi i saj, do ishte ditë pushimi për shtetin e që shërbyesit publik të zyrave do shëlleheshin në Palasë tek Nazuri, në Jalë tek Cmenduria, në Hamallë te Dallga, në gjirin e Lalëzit te 7 fshatrat e Lurës apo në sarajet e çdo oligarku, do vijonte të shërbente kudo për njerëzit e zakonshëm e nuk do ngjitej lart si shenjtë! Me këmbë në tokë! Mirëmëngjes e punë të mbare të gjithë atyre që punojnë sot, nga pastruesit e deri tek infermiere e mjekë në qendrat shendetësore e spitale”, shkruan Braçe.

o.j/dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …