Shtëpia / Politika / Merkel më 14 shtator në Shqipëri, ambasadori gjerman në Tiranë takon Bashën

Merkel më 14 shtator në Shqipëri, ambasadori gjerman në Tiranë takon Bashën

Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf  ka zhvilluar një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Takimi është zhvilluar në selinë blu dhe vjen pak ditë para se të vijë në Shqipëri, kancelarja Angela Merkel.

Mendohet se pikërisht kjo vizitë e rëndësishme e kancelares gjermane në 14 shtator, në kuadër të procesit të Berlinit, të jetë temë e diskutimit mes Zingraf dhe Bashës.

Kandelarja gjermane Angela Merkel pritet të vizitojë më 14 shtator Tiranën.

Merkel pritet të vizitojë  Shqipërinë për të takuar liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit.

j.l./ dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …