Shtëpia / Politika / SHBA falenderon Shqipërinë për strehimin e afganëve, Yuri Kim: Kemi zhvendosur 124.000 njerëz në vende të sigurta

SHBA falenderon Shqipërinë për strehimin e afganëve, Yuri Kim: Kemi zhvendosur 124.000 njerëz në vende të sigurta

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka shpërndarë në faqen zyrtare në Twitter deklaratën e Departamentit të Shtetit që falënderon shtetet që pranuan afganët në rrezik, pasi talebanët morën pushtetin. Kim shprehet se me ndihmën e miqve si Shqipëria në total nga Kabuli janë evakuuar 124 mijë persona në rrezik, të huaj dhe afganë.

“SHBA mobilizoi një përpjekje të madhe, globale përmes kanaleve diplomatike për të evakuuar qytetarët amerikanë, personelin nga vendet partnere dhe afganët në rrezik. Me ndihmën e miqve si Shqipëria, ne kemi zhvendosur 124,000 njerëz në vend të sigurt, përfshirë 6,000 qytetarë amerikanë”, shkruan Kim.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken në mesazhin e tij ka falënderuar të gjitha shtetet që morën pjesë në operacionin e largimit të afganëve.

 “Dua të falënderoj aleatët dhe partnerët tanë. Ky operacion ishte një përpjekje globale në çdo mënyrë. Shumë vende kontribuuan në transportin ajror. Disa tani po shërbejnë si vende tranzit, duke lejuar që të regjistrohen dhe të përpunohen gjatë rrugës për në destinacionet e tyre përfundimtare.

Të tjerët kanë rënë dakord të zhvendosin refugjatët afganë, dhe ne shpresojmë që më shumë do ta bëjnë këtë në ditët dhe javët në vazhdim. Ne jemi vërtet mirënjohës për mbështetjen e tyre”, shkruan ai duke përmendur edhe Shqipërinë, që do të strehojnë rreth 4 mijë afganë.

j.l./ dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …