Shtëpia / Politika / Basha ka një të afërm të sëmurë? Pse po shtyhet mbledhja e Kryesisë së PD lidhur me ultimatumin e SHBA

Basha ka një të afërm të sëmurë? Pse po shtyhet mbledhja e Kryesisë së PD lidhur me ultimatumin e SHBA

Kur duhen vetëm pak ditë nga nisja e sezonit të ri parlamentar ende nuk ka një njoftim se kur Partia Demokratike do të mbledhë kryesinë e re, nga e cila pritet një qëndrime dhe për marrëdhënien që Basha dhe ekipi i tij do të mbajnë me ish-liderin historik të shpallur non grata nga SHBA.

Burime nga strukturat drejtuese të PD i thanë A2 CNN se mbledhja po shtyhet për shkak të problemeve shëndetësore të njerëzve të afërt të kryetarit. Basha po qëndron gjithnjë e më shumë pranë të atit, që po kalon momente të vështira me shëndetin, pohuan burimet.

Përtej këtyre momenteve jo të lehta familjare, kryedemokrati është edhe nën presion nga partnerët amerikanë, që qartësisht i kishin lënë kohë deri në shtator për t’u distancuar nga Berisha.

Nëse brenda PD ka paqartësi dhe ende nuk kanë një përgjigje krejt e kundërta ndodh me Sali Berishën.

Ish-kryetari i PD e ka bërë të qartë se nuk u trembet amerikanëve të cilët e shpallen Non Grata dhe se në datën 10 shtator do jëtë ne seancën plenare.

 “Nëse PD apo kushdo tjeter merr nje vendim jo parimor, do bejë cfarë është e mundur ta kthej PD aty ku ka qenë”, u shpreh së fundmi Berisha.

j.l./ dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …