Shtëpia / Politika / Yuri Kim takon ish-ministren Gjonaj: E falenderova për punën, Reforma në Drejtësi po jep rezultate falë saj

Yuri Kim takon ish-ministren Gjonaj: E falenderova për punën, Reforma në Drejtësi po jep rezultate falë saj

Ambasadorja amerikanë Yuri Kim ka takuar ish-ministren e Drejtësisë Etilda Gjonajn, për ta falenderuar për punën që ka bërë në krye të kësaj Ministrie, kryesisht me Reformën në Drejtësi.

“Takova Etilda Gjonajn  për ta falënderuar ndërsa përfundon mandatin e saj të jashtëzakonshëm si Ministre e Drejtësisë – personi me jetëgjatësinë më të madhe në këtë post dhe gruaja e parë në këtë pozicion kyç. Ne vërejmë veçanërisht udhëheqjen e saj mbi reformën në drejtësi, e cila – me kontributin e saj – ka filluar të japë rezultate.

SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri. Shpresojmë që të gjithë drejtuesit dhe institucionet e drejtësisë do të vazhdojnë të ecin përpara për të dhënë më shumë rezultate që i shërbejnë popullit të Shqipërisë, plotësojnë standardet për BE dhe afrojnë Shqipërinë më afër me SHBA”, shkruan ambasadorja Kim.

j.l./ dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …