Shtëpia / Politika / “Bandat shqiptare aktive në tregtinë e kokainës”, reporteri i Shqipërisë në BE: Të forcohet lufta kundër krimit

“Bandat shqiptare aktive në tregtinë e kokainës”, reporteri i Shqipërisë në BE: Të forcohet lufta kundër krimit

Reporteri i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, në të njëjtën kohë dhe eurodeputet, David Lega ka shprehur shqetësimin për disa nga vendet e Ballkanit, mes tyre dhe Shqipëria, që janë të përshira në tregtinë ndërkombëtare të kokainës.

Përmes një postimi në twitter, Lega shkruan se këto grupe operojnë në vende si Britania e Madhe, Austria, Zvicra, Greqia dhe Belgjika, vende në të cilat, bandat shqiptare sipas tij luajnë një rol aktiv.

Në fund ai shton se Shqipëria duhet të forcojë më tej luftën kundër krimit të organizuar.

“Disa burime vërtetojnë rolin e zgjeruar e grupeve të Ballkanit në tregtinë ndërkombëtare të kokainës dhe autoriteteve nga Britania e Madhe, Austria, Zvicra, Greqia dhe Belgjika. Grupet e identifikuara shqiptare qenë veçanërisht aktive. Shqipëria duhet të forcojë më tej luftën kundër krimit të organizuar”, thuhet në postimin e tij në twitter.

o.j/dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …