Shtëpia / Politika / E RËNDË: Në prag të zgjedhjeve lokale, vriten mes njëri-tjetrit dy politikanët e PDK-së në Kosovë, edhe një i plagosur

E RËNDË: Në prag të zgjedhjeve lokale, vriten mes njëri-tjetrit dy politikanët e PDK-së në Kosovë, edhe një i plagosur

 

 

Kur më shumë se një muaj na ndan nga zgjedhjet lokale, një ngjarje e rëndë ka tronditur Kosovën. Dy persona janë vrarë sot, një prej tyre ishte kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar komune në Pejë, Astrit Ademaj.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, afër shkollës së mesme ekonomike “Ali Hadri” në qytetin e Pejës, ku i vdekur ka mbetur dhenjë person i dytë.

Dyshohet se bëhet fjalë për ish-kandidatin e PDK-së për Deçanin, Blerand Kadriaj.

Dy viktimat dyshohet se kanë qenë në një lokal dhe për një moment kanë sulmuar njëri tjetrin duke mbetur të vrarë në vend.

Ndërkohë që i plagosur nga shkrepja e armëve ka mbetur vëllai i Astrit Ademajt, Avniu.

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka reaguar pas vrasjes. Me anë të një shkrimi në Facebook, Muhaxheri u shpreh i tronditur derisa ngushëlloi të afërmit e të vrarëve.

“Jam shumë i tronditur me vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur minuta më parë në Pejë, me ç’rast u vrit dhe kandidati për Kryetar të Komunës së Pejës nga radhët e PDK-së, Astrit Ademaj. Shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjeve për humbjen e dy jetëve të reja,”- shkroi Muhaxheri në Facebook.

 

n.s. / dita

 

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …