Shtëpia / Politika / Turi i Merkelit në Ballkan/ Kancelarja darkë private në Tiranë me liderët e rajonit, bën bashkë Kurtin, Ramën dhe Vuçiçin

Turi i Merkelit në Ballkan/ Kancelarja darkë private në Tiranë me liderët e rajonit, bën bashkë Kurtin, Ramën dhe Vuçiçin

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vizitojë Serbinë dhe Shqipërinë më 13 dhe 14 shtator, ku do të takohet me udhëheqësit e dy vendeve, por edhe me liderët të tjerë të rajonit.

Media serbe “Alo!” ka bërë me dije detaje nga axhenda e kancelares, e cila do të zbarkojë në Beograd më 13 shtator, ku do të takohet me presidentin Aleksandër Vuçiç. Mësohet se temat kryesore të takimit do të jenë çështjet dypalëshe, çështjet ekonomike dhe integrimi në Bashkimin Evropian.

Të nesërmen, Merkel do të udhëtojë për në Tiranë, ku do të takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe temat e bisedës do të jenë të njëjta si në takimin me Vuçiçin. Ndërsa e pret një darkë e përbashkët do të mbahet të martën në mbrëmje. Në këtë darkë do të marrin pjesë krerët e qeverive të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Mbetet për t’u parë se cilat do të jenë porositë që kancelarja do t’u japë politikanëve para largimit nga detyra si kancelare e Gjermanisë, post që e ka mbajtur për 16 vite.

o.j/dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …