Shtëpia / Politika / Berisha për Bashën: Vendosi të dorëzojë sovranitetin dhe të asgjësojë PD-në si parti sovrane, më mirë të kishte dhënë dorëheqjen

Berisha për Bashën: Vendosi të dorëzojë sovranitetin dhe të asgjësojë PD-në si parti sovrane, më mirë të kishte dhënë dorëheqjen

Pas vendimit të Lulzim Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka ardhur edhe reagimi i Sali Berishës.

Berisha tha se ky vendim është jashtë çdo lloj norme dhe ligji të vendit duke shtuar se Basha më parë duhet të konsideronte dorëheqjen e tij se sa të dorëzonte sovranitetin e Partisë Demokratike.

Ai u shpreh se atë që bëri Basha, nuk e bëri as Ilirjan Celibashi në postin e kryetarit të KQZ.

“Vendimi është jashtë çdo lloj norme dhe ligji të vendit. Një vendim të tillë, një njeri që respekton parimet më elementare të një force politike të lirë. Unë e kuptoj presionin që ka pasur por pavarësisht nga presioni, mendoj se disa herë më parë duhet të konsideronte dorëheqjen e tij se sa të dorëzonte sovranitetin e PD.

PD është një institucion i sovranitetit të vendit. Me njoftimin që shpalli dëshmoi, bëri atë që nuk bëri Ilirjan Celibashi. Vendosi të dorëzojë sovranitetin faktikisht të asgjësojë PD si një parti sovrane për shkak të presioneve”, -tha Berisha.

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …