Shtëpia / Politika / “Do shkarkoni Bashën apo do krijoni parti tjetër? A do rrini në Parlament?” Si përgjigjet Berisha: “PD që sot është opozitë rreckë, satelit i Edi Ramës”

“Do shkarkoni Bashën apo do krijoni parti tjetër? A do rrini në Parlament?” Si përgjigjet Berisha: “PD që sot është opozitë rreckë, satelit i Edi Ramës”

Berisha ka dhënë një intervistë pas vendimit të Bashës për ta përjadhtuar atë nga grupi parlamentar i PD.

Më poshtë, pjesë nga intervista:

Si ndjeheni për atëvrasjen?

Berisha: Ndjej keqardhje për PD. Basha vrau Partinë Demokratike, vrasësi i PD, jo atëvrasjen. Ata që më njohin, ai kreu vrasje.

Basha ju përjashtoi

Dua të shprehem që vendimin që kryetari i PD komunikoi është një vendim, i cili në rrafshin statutor është nul. Këtu nuk jam dakord me ju. Kemi të bëjmë me dorëzimin e sovranitetit si institucion. Kemi të bëjmë më asgjesimin e PD si opozitë sovrane. Basha ka zgjedhur shkatërrimin e PD.

Unë e kuptoj rëndësinë e SHBA. Por PD mund të jetë e vlefshme dhe solide vetëm e vetëm si një parti sovrane. PD mund të jetë një aleate e SHBA dhe e çdo vendi të lirë.

Basha më ka marrë në tel, gjysmë ore para se të bënte komunikimin. Unë i kam thënë këto fjalë: Unë e kuptoj që ke presion të madh por ka vendime që njeriu nuk i merr kurrë. Jep 10 herë dorëheqjen para se t’i marrë.

Ka bërë marrëveshje me Ramën?

Berisha: Është më pak e keqja ajo që thua ti. Kryetari i Pd e ka marrë një vendim se do kishte sanksione ndaj tij. Apo dhe ndaj tij. Por njëherë më mirë të mbetej sovrane. SHBA janë mrekullia e lirisë sepse i korrigjojnë gabimet. Nuk dorëzohet sovraniteti. Nuk është më. Këto gjëra i thashë Bashës. Ka një problem forca politike janë të vyera por sovrane.

Që sot PD është satelit i Edi Ramës. Sot për shkak të presionit merr një vendim jashtë të gjitha parimeve. Unë ia thashë argumentat. Mori vendim. S’mund të them.

Si do rrini në Kuvend?

Berisha: Më i motivuar se kurrë. Me vendimin që mori Basha e shndërroi në një pluralizëm fasadë. Nuk e kam zgjedhur unë Bashën. Por për vendimin e tij sot, i ka bërë goditjen më të rëndë vendit dhe pluralizmit në Shqipëri. Do të bëj gjithçka në rikthimin e PD në sovranitetin e saj.

Parimet i shkelmoi sot Basha dhe pa to forca politike është fasadë opozitë. Ky është vendimi më i rëndë ndonjëherë. Ata nuk janë fasadë opozitë. Ato janë të drejta apo të gabuara. Por janë opozitë. SHBA janë partner po në mënyrë absolute por jo kur gabojnë.

Do i riktheheni përpjekjeve për të vendosur sovranitet, do të shkarkoni Bashën nga roli i kryetarit apo do të formoni një parti tjetër? Cilën do ndiqni?

Berisha: Qasjen e cila do të sjellë më të sigurtë rivendosjen e sovranitetit në PD. Por nuk isha i papërgatitur për këtë lëvizje. Të jesh i sigurtë. Nuk kam asnjë dijeni çfarë ka ndodhur në mbledhje. Që kur Basha u angazhua të më ndihmonte, unë i kam thënë jo.

Sot janë të gjithë me mua, shumica dërrmuese janë me mua. Të gjithë janë proamerikan, sa Lulzim Basha dhe të tjerë.

A po zien PD?

Berisha: Do të ziejë fuqishëm. Ju garantoj për këtë!

Kërcënime të forta ndaj Bashës thatë, ç’domethënë dhe kush e bën?

Berisha: Ata që kanë kërkuar të mos hyj në Kuvend. Unë emra nuk di por vetëkuptohet kush janë. Këtë vendim nuk duhet ta merrte kurrë. Nuk ka lidhje me Sali Berishën kjo. Të qenit kryeministër dhe president, ndryshon nga institucioni.

O do të çahet PD, ose do të bëheni kryetari i saj?

Berisha: Nuk ka synime për përçarje por për sovranitet. Pa këtë është reckë opozitë. Nuk po them se nuk është zgjedhur por Basha ka shkelmuar sovranitetin e PD. Pse nuk e votoi Ilirjan Celibashi bllokimin e Tom Doshit? Sepse shkelmonte sovranitetin. Sovraniteti nuk është moral, por ligjor. Është shtylla. Njëra nga më themeloret e këtij shteti.

Si mund të mbante qëndrim ndryshe, kur të njëjtën gjë ka kërkuar për Tom Doshin?

Berisha: E ka kërkuar në KQZ dhe ka marrë përgjigjen që dihet.

A keni plan rikthimin në PD?

Berisha: Ambicia ime është që në planin e brendshëm do të bëj gjithçka t’i rikthej PD sovranitetin dhe të kthehet si opozitë e vërtetë. Së dyti e kam thënë se jam i hapur për çdo lloj posti në kuadërin kushtetues. Sot besimi më i madh është tek demokratët dhe tek shqiptarët. Sot dhjetra mijëra demokratë janë lënduar sonte si asnjëherë në ekzistencën e tyre. Me vendimet e bazuara në shpifje dhe trillime nuk mund të vendoset.

i.b / dita

 

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …