Shtëpia / Politika / Flamur Noka ka tentuar të rrahë Bashën në zyrë? Portali afër Berishës: U konfliktuan të dy gati fizikisht, sharjet i dëgjuan të gjithë në paradhomë

Flamur Noka ka tentuar të rrahë Bashën në zyrë? Portali afër Berishës: U konfliktuan të dy gati fizikisht, sharjet i dëgjuan të gjithë në paradhomë

 

Pas vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin e Sali Berishës nga PD, duket se reagimi ka qenë mjaft i fortë.
Menjëherë në zyrën e Lulzim Bashës ka shkuar Flamur Noka.

CNA, një portal pranë Berishës, shkruan se mësohet që Noka është konfliktuar me Bashën, gati edhe fizikisht, madje edhe ta qëllojë.
Flamur Noka e ka kërcënuar hapur Bashën për përjashtimin e Berishës, raporton ky portal.

Mes tyre është zhvilluar një debat i ashpër me zë të lartë që është dëgjuar nga shumë prej personave që qëndronin në paradhomë.

o.p. / dita

 

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …