Shtëpia / Politika / Nishani: Basha, një klepto-rilindas, partia do mblidhet ta shkarkojë

Nishani: Basha, një klepto-rilindas, partia do mblidhet ta shkarkojë

Bujar Nishani, ka komentuar përjashtimin e Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së.

I ftuar në studion e Syri Tv, Nishani thekson se Basha ka dhunuar procesin zgjedhor në PD, dhe se duhet të japë dorëheqjen.

Basha nuk kishte të drejtë të përjashtojë Berishën, pa e mbështetur në rregulla. Basha ka marrë votat e demokratëve, me Berishën në listë. Ka përjashtuar Berishën nga PD pa respektuar asnjë nen të PD-së, ai ka praktikisht ka dhunuar procesin zgjedhor.

Dakord se Basha ka marrë vendim që të përjashtojë Berishën, por kush forum e mori këtë vendim? Basha duhet të japë sot dorëheqjen, nuk është legjitim në krye të PD-së. Duhet të japë dorëheqjen se ka përdhosur institucioneve të PD-së. Anëtarët e PD të nisin procedurën për shkarkimin e Bashës, Partia Demokratike nuk mund të ketë në krye një klepto-rilindas”, deklaroi Nishani.

i.b. / dita

 

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …