Shtëpia / Politika / Tragjedia në spitalin covid, Rama: Përqafim vëllazëror për krejt komunitetin tetovar

Tragjedia në spitalin covid, Rama: Përqafim vëllazëror për krejt komunitetin tetovar

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur me një ngushëllim për familjarët e viktimave pas zjarrit të rënë në një strukturë spitalore Covid në Tetovë.

Rama shkruan se ka një përqafim vëllazëror për të gjithë komunitetin e Tetovës dhe për popullin e Maqedonisë.

“MIRËMËNGJES
dhe duke u bashkuar me të gjithë ju në ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave të tragjedisë së mbrëmshme në spitalin Covid të Tetovës, si edhe në përqafimin vëllazëror për krejt komunitetin tetovar dhe mbarë popullin e Maqedonisë së Veriut, ju uroj një ditë të qetë juve e gjithë familjeve tuaja ” shkruan Rama.

o.j/dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …