Shtëpia / Politika / Basha sqaron pse e përjashtoi Berishën: Philip Reeker ka ardhur më ka takuar vetëm me këtë kërkesë, nuk pranonte negociata. Dje ishte afati i fundit

Basha sqaron pse e përjashtoi Berishën: Philip Reeker ka ardhur më ka takuar vetëm me këtë kërkesë, nuk pranonte negociata. Dje ishte afati i fundit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka “justifikuar” vendimin e tij për përjashtimin nga grupi parlamentar të ish-kryeministrit Sali Berisha si të lidhur drejtpërdrejt me presionin e fortë amerikan që i është bërë për gati 2 muaj e gjysmë.

Sqarimin Basha e ka bërë mbrëmë në mbledhjen e Grupit Parlamentar, pas publikimit të vendimit për Berishën.

Basha ka deklaruar se ka dy dëshmitarë për atë që po pohon, Jorida Tabakun dhe Gazment Bardhin, se në vizitën e Ndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike më 30 qershor 2021, i është kërkuar pa negociatë përjashtimi i Sali Berishës.

Fjala e Bashës:

“ Vendimi ndaj Berishës ka qenë vendimi më i vështirë për mua. Ju e dini shumë mirë marrëdhënien time ndër vite me Berishën. Kemi bërë disa arritje bashkë. Vendimi është marrë vetëm në të mirë të Partisë Demokratike. Unë nuk doja që të përçaja Partinë Demokratike, ndaj mora një vendim personal. Në këto dy muaj e gjysmë unë kam shfrytëzuar çdo resurs që kam në SHBA, bashkë me doktor Berishën, por nuk e zgjodhëm dot problemin. Po ju them diçka që kam Gazment Bardhin dhe Jorida Tabakun dëshmitarë. Kur ka ardhur Philip Rreker që më ka takuar në seli, ka ardhur vetëm me kërkesën për të përjashtuar Berishën dhe nuk pranonte asnjë negociatë.

Na është bërë i qartë vendimi i DASH për këtë. Ka më shumë detaje që nuk janë bërë publike për këtë çështje, por që nuk kam ndërmend t’i ndaj me askënd, por ky është vendimi më i duhur për Berishën dhe familjen e tij. Sot ishte afati i fundit, kur PD duhet të shprehej. Ky vendim ishte si në interesin e PD, edhe të Sali Berishës. Meqë ia premtova Sali Berishës, dua t’ju komunikoj se ky vendim nuk është i dakordësuar me të, pavarësisht përpjekjes sime për të arritur një dakordësi. Nëse nuk do ta merrja këtë vendim, nuk do të kishim asnjë interlokutor dhe nuk do të kishim ku kërkonim transparencë.”

 

j.l./ dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …