Shtëpia / Politika / Berisha: Jam anëtar i Grupit, në PD hyj kur të dua. Basha: Ka vetëm një armik dhe ai është Edi Rama

Berisha: Jam anëtar i Grupit, në PD hyj kur të dua. Basha: Ka vetëm një armik dhe ai është Edi Rama

Ish-kryetari i PD, Sali Berisha ka paralajmëruar se vendimi ndaj tij për përjashtimin nga grupi parlamentar është nul.

Ai thekson se përjashtimi i tij ka ardhur si pasojë e kompromisit Rama-Basha.

Më tej ai paralajmëron se mund të hyjnë në selinë e PD në çdo kohë dhe siguron të gjithë se do të jetë shumë e afërt dita kur partia që drejtonte të rifitojë forcën.

”Do marr çdo nismë brenda PD për rikthimin e saj në piedestalin që meriton. Si të shihni, unë jam anëtar i grupit parlamentar i PD. Vendimi, kompromisi Rama-Basha është nul, s’ka mbështetje ligjore përveç fëlliqësisë morale në pazaret mbrapa shpine ndaj një force politike.

Në çdo kohë mund të hyj në selinë e PD dhe të jeni të sigurtë që do jetë shumë e afërt dita kur PD të rifitojë të gjithë forcën, të gjithë vendosmënrinë, legjitimitetin, për t ëshporrur një klikë sunduese të bazuar mbi krimin,d rogën, dhunimin e votës dhe pazareve të fëlliqura me ata që e shndërrojnë PD në fasadë opozitë. Tani kaq. Grupi ishte në krahun e vet kur hyri”, tha Berisha.

Ndërkohë pas mbytlljes së seancës së parë në Kuvend, Basha është shprehur për mediat: “Ka vetëm një armik dhe ai është Edi Rama”.

Ai ka refuzuar që të tregojë nëse ka pasur presione për të përjashtuar nga grupi i PD-së Sali Berishën.

j.l./ dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …