Shtëpia / Politika / “E mban mend si na përjashtove ne”/ Fatos Hoxha ironizon Sali Berishën: Je ulur te karrigia ime! Dikur më thoshe…

“E mban mend si na përjashtove ne”/ Fatos Hoxha ironizon Sali Berishën: Je ulur te karrigia ime! Dikur më thoshe…

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Fatos Hoxha ka ironizuar Sali Berishën i cili ditën e sotme “zgjodhi” të ulej në karriget e fundit të Parlamentit.

Gjatë një reagimi në rrjetet sociale, Fatos Hoxha ka kujtoi se çfarë i thoshte dikur ish-kryeministri Berisha i cili e përjashtoi nga PD njësoj siç bëri Basha sot liderin historik të demokratëve.

Kujtojmë që jashtë godinës së Kuvendit, Berisha i shpalli “Luftë” ta hapur Ramës dhe Bashës të cilët sipas tij kanë marrë peng PD-në.

Reagimi i plotë nga Fatos Hoxha:
“Doktor, urime per fillimin e legjislatures se re. Unë u gezova shume, sepse je ulur ne karrigen ku ulesha une dikur dhe me riktheve kujtimet. Unë dhe koleget e mijë qe uleshim ne rreshtin e fundit nuk ishim vetem “back-bencher”, por edhe kandidate për t’u përzenë nga partia.

Te kujtohet kur thoje per ne: “vota e tyre kundër nuk do mbahet shënim ne memorien historike te partisë, nuk do kete asnjë pasoje”.
Ne kishim votuar kundër një pazari korruptiv, por ti nuk ia zbuloje publikut ketë. Thjesht zotoheshe se ne nuk do kishim pasoja.

Pastaj na përzure ne grup. Tani Luli pabesisht te beri “beck-bencher”, si ne, duke te lavderuar. Une nga ajo karrige ruaj kujtime te mira, sepse sa kohe ulesha aty populli me respektonte si njeri me integritet, te pastër e me dinjitet.
Unë edhe sot jam krenar, sepse ate karrige ku ulesha nuk e turpërova kurrë. Po ti, do ta nderosh dot?”, thekson Fatos Hoxha.

o.j/dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …