Shtëpia / Politika / FOTO/ Fletët e votimit të grisura në dysheme, Rama i mbledh dhe i fut në qese. Demokratët protestojnë: Të mos preken materialet zgjedhore

FOTO/ Fletët e votimit të grisura në dysheme, Rama i mbledh dhe i fut në qese. Demokratët protestojnë: Të mos preken materialet zgjedhore

Një përgjigje ka ardhur nga kryeministri Edi Rama ndaj gjestit të deputetëve demokratëve, ndërsa po votohet për emërimin e Lindita Nikollës si kryetare e Kuvendit.

Ashtu siç u raportua pak më parë grupi i deputetëve demokratëve, që nuk kanë pasur mbështetjen e aleatëve opozitarë, kanë vendosur që të mos votojnë për emërimin e Lindita Nikollës, por të grisin fletët në publik dhe t’i hedhin ato jashtë kutisë.

Kjo që u paraqit si një shenjë proteste duket më shumë si një strategji për të mos rrjedhur votat. Por i menjëherëshëm ka qenë edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama, i cili kur i ka ardhur radha e votimit, së pari ka nisur të pastrojë ambientin dhe të mbledhë fletat e votimit që ishin hedhur në tokë. Ai i futi ato në një qesE dhe më pas i mori me vete.

Kjo lëvizje e Ramës nuk është pritur mirë nga grupi i demokratëve, të cilët kanë kërkuar që materialet zgjedhore mos të preken, por të lihen në vendin që janë hedhur.

Në diskutim e sipër, teksa pa reagimin e demokratëve, kryeministri Rama ia ka dërguar sërish materialet zgjedhore dhe të grisura Belind Këlliçit dhe është ulur sërish në vendin e tij.

 

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …