Shtëpia / Politika / “Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më herët bëri me dije se do të luftojë deri në fund në mposhtjen e atij që e quan regjimi Rama.

Në një prononcim për mediat, Rama tha se nuk ka dëgjuar asgjë të thënë nga Basha, por nuk e ka kursyer ironinë duke thënë se ka dëgjuar vetëm tam-tamet në sallën e Kuvendit.

Rama u shpreh se tam-tamet mirëkuptohen sepse kjo ditë është shumë traumatike për për PD-në dhe duhen respektuar. Sipas Ramës PD është duke kaluar një traumë pas vendimit të Bashës për përjashtimin e liderit historik të PD, Sali Berisha, nga grupi parlamentar.

Rama: Ju mund të mos e besoni sepse skam provë për këtë, por unë nuk kam dëgjuar asgjë përveç atyre tam-tameve që janë të mirëkuptueshme për një ditë si kjo, që nuk është e lehtë për PD. Sepse është një proces traumatik dhe duhet të kemi durim dhe respekt për traumat e të tjerëve.

Pak më herët në sallën e Kuvednit, kur Lindita Nikolla u zgjodh kryetare dhe mori fjalën e saj, deputetët opozitarë nisën ti binin tavolinave me duar, në shenjë proteste. Pas këtij momenti ata u larguan nga salla.

o.j/dita

Shiko dhe këto

Nikolla në krye të Kuvendit, Meta e uron për detyrën e re: Humbëm 2 vjet, tani asnjë sekondë bojkot, s’ka vlerë dhe kuptim!

Urim i papritur ky i presidentit Meta. Pasi Lindita Nikolla u zgjodh në krye të …