Shtëpia / Politika / Merret vendimi, Grupi Parlamentar i PS do të shtiret sikur Berisha nuk “ekziston” në Kuvend

Merret vendimi, Grupi Parlamentar i PS do të shtiret sikur Berisha nuk “ekziston” në Kuvend

Grupi Parlamentar i PS-së ka vendosur që të injorojë çdo gjë që Berisha do të thotë në Kuvend në mënyrë që të mos i bëjë jehonë deklaratave të tij.

Abc News rapoton se vendimi është marrë së fundmi, gjë e cila u pasqyrua edhe nga qendrimi i Ramës gjatë futjes në Kuvend.

Rama u pyet me insistim nga gazetarët për vendimin e Bashës , por zgjodhi të mos përgjigjej duke thënë se PS është e ardhmja dhe nuk merret me të shkuarën.

Gjatë deklaratave të tij për mediat si edhe përballë militantëve të PD-së, ish-kryeministri Berisha tha se përjashtimi i tij nga Grupi Parlametar demokrat është frut i një marrëveshje mes Ramës dhe Bashës.

j.l./ dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …