Shtëpia / Politika / Nikolla në krye të Kuvendit, Meta e uron për detyrën e re: Humbëm 2 vjet, tani asnjë sekondë bojkot, s’ka vlerë dhe kuptim!

Nikolla në krye të Kuvendit, Meta e uron për detyrën e re: Humbëm 2 vjet, tani asnjë sekondë bojkot, s’ka vlerë dhe kuptim!

Urim i papritur ky i presidentit Meta.

Pasi Lindita Nikolla u zgjodh në krye të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta e ka uruar me një mesazh në rrjetet sociale.

Presidenti i vendit shkruan se janë mbyllur dy vite të errëta të historisë parlamentare të cilat kanë lënë pas pasoja të rënda dhe afatgjata për demokracinë.

POSTIMI I METËS

Urime Kryetares të zgjedhur sot nga Kuvendi i ri i konstituar i Republikës së Shqipërisë!
Më në fund kemi mbyllur dy vitet më të errëta të historisë tonë parlamentare, në këto tre dekada, me pasoja shumë të rënda dhe afatgjata për demokracinë, shtetin e së drejtës, integrimin europian dhe gjendjen ekonomike e sociale të qytetarëve tanë.

Tani asnjë sekondë bojkot, nuk ka vlerë dhe kuptim!

Mbështetje për Kryetaren e zgjedhur, Sh.S.Znj Lindita Nikolla dhe bashkëpunim për interesin e përbashkët të forcimit të demokracisë, shtetit të së drejtës, rivendosjes së llogaridhënies në Kuvend dhe respektimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

o.j/dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …