Shtëpia / Politika / Pak para nisjes së seancës plenare, Basha mbledh grupin parlamentar të PD-së

Pak para nisjes së seancës plenare, Basha mbledh grupin parlamentar të PD-së

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur grupin parlamentar të Partisë Demokratike, një orë para se t’i kthehen Kuvendit pas 30 muajve mungesë.

Ky është një takim rutinë mes demokratëve, por pas lajmit të dhënë një ditë më parë nga kryedemokrati, i cili përjashtoi liderin historik Sali Berisha nga grupi parlamentar, nuk mund të zhvillohet më njësoj.

Gjatë mbledhjes së zhvilluar një natë më parë në ambientet e selisë blu, pati debate shumë të forta mes demokratëve. Bujar Leskaj, Flamur Noka, Albana Vokshi, Kreshnik Çollaku, Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu dhe Luçiano Boçi dolën hapur kundër vendimit të marrë nga Basha duke krijuar përçarje në parti.

Ndërkohë që në rrjetet sociale ka patur një klimë debati se ditën e sotme do të kishte grumbullim të mbështetësve të Berishës pranë PD.

Mbrëmjen e djeshme, Lulzim Basha njoftoi se me një vendim të tijin personal ka vendosur përjashtimin nga grupi parlamentar të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Vendimi, sipas Bashës është personal ndërsa theksoi se është në fuqi deri në përfundimin e procesit gjyqësor që vetë Berisha ka hapur kundër sekretarit amerikan të shtetit, Anthony Blinken. Ish-kryeministri Sali Berisha kundërshtoi vendimin që e quajti ‘nul’ ndërsa e akuzoi Bashën se ka dorëzuar sovranitetin e PD pasi ka rënë pre e kërcënimeve.

j.l./ dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …