Shtëpia / Politika / Përjashtimi i Berishës, Flamur Noka reagon pas lajmeve se u përplas fizikisht me Bashën

Përjashtimi i Berishës, Flamur Noka reagon pas lajmeve se u përplas fizikisht me Bashën

Në mediat online, qarkulloi mbrëmë një lajm, se Flamur Noka ishte përplasur fizikisht me Lulzim Bashën, pas vendimit të këtij të fundit për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi i PD-së.

Deputeti, që doli kundër vendimit të Bashës e mohon një gjë të tillë, duke i quajtur si shpifje të ulët.

“Çdo histori që e çon këtë bisedë tek banalitetet me sherre, është një shpifje e ulët dhe e neveris”, shkruan Noka.

Noka e konsideron vendimin për përjashtimin e Berishës, si një mohim të historisë së partisë Dem,okratike dhe shton se nuk është një rast për të cilin mund të vendoset nga një person i vetëm por duhet të pyeten të gjitha institucionet e partisë.

“Në detyrim ndaj demokratëve dhe opinionit publik ju bëj me dije se në mbledhjen e grupit parlammetar unë mbrojta bindjen se PD duhet t’u qëndrojë parimeve dhe vlerave të një demokracie dhe të drejtave që çdo individi ja përcakton kushtetuta. Detyra e PD është të punojë pa reshtur të sqarojë aleatin tone strategjik rreth shpifjeve , trillimeve dhe sajesave që Rama dhe Rilindja ju ka përcjellë në adresë të Sali Berishës….Vendimi mbi përjashtimin e Sali Berishës është perligjje e ketyre akuzave , dhe mohim i historisë . Vendime të tilla nuk mund të merren nga 1 person, qoftë ky dhe Kryetari, por të pyeten institucionet e Partisë dhe të shkohet në referendum me votën e anëtarësisë. Siç e përmenda edhe në grup, këtë qendrim ia komunikova kryetarit Basha edhe në zyrën e tij pas bërjes publik në media të qendrimit te tij para mbledhjes. Çdo histori që e çon këtë bisedë tek banalitetet me sherre, është një shpifje e ulët dhe e neveris”, thuhet në reagimin e deputetit të PD-së.

j.l./ dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …