Shtëpia / Politika / Princi ministër i Arabisë Saudite vjen nesër në Tiranë, takim me kryeministrin Edi Rama

Princi ministër i Arabisë Saudite vjen nesër në Tiranë, takim me kryeministrin Edi Rama

Princi Faisal Farhan Al Saud, Ministër i Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, do të zhvillojë ditën e nesërme një vizitë zyrtare në Tiranë. Ai do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama, ku nuk bëhet me dije se cila do të jetë tema ku do të përqendrohen bisedimet.

Ndërkohë, në orën 12:00 pritet të zhvillohet edhe një konferencë e përbashkët për mediat e kryeministrit Edi Rama dhe Princit të Arabisë Saudite.

Princi Faisal është anëtar i familjes mbretërore saudite. I lindur në Gjermani dhe i shkolluar në SHBA, Princi Faisal prej 23 Tetorit të vitit 2019 mban postin e Ministrin e Punëve të Jashtë të Arabisë Saudite.

o.j/dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …