Shtëpia / Politika / PS ndan postet: Një grua nënkryetare Kuvendi, kush do jenë kryetarët e komisioneve parlamentare

PS ndan postet: Një grua nënkryetare Kuvendi, kush do jenë kryetarët e komisioneve parlamentare

Partia Socialiste ka caktuar drejtuesit e komisioneve parlamentare për legjislaturën e re, si dhe nënkryetaren e Kuvendit.

Mësohet se Ermonela Felaj do jetë nënkryetare e Kuvendit, ndërsa krerët e komisioneve do jenë si më poshtë:

-Mimi Kodheli pasi mori mandatin e lënë nga Najada Çomo ka marrë edhe drejtimin e Komisionit për Politikën e Jashtme.

-Eduard Shalsi do të jetë kryetar i Komisionit të Ekonomisë.

-Arben Pëllumbi do të jetë në krye të komisionit të Veprimtarisë Prodhuese.

-Klotilda Bushka Ferhati do të jetë drejtuesja e Komisionit të Ligjeve.

-Nasip Naço do të drejtojë Komisionin Parlamentar të Sigurisë

-Petro Koçi do të jetë zv.kryetar në Komisionin e Arsimit.

Opozita nga ana tjetër merr Komisionin e Integrimit Europian dhe atë të Medias.

j.l./ dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …