Shtëpia / Politika / Rama flet pas përjashtimit të Berishës: Të shohim përpara, PS ka marrë një mandat për të udhëhequr

Rama flet pas përjashtimit të Berishës: Të shohim përpara, PS ka marrë një mandat për të udhëhequr

Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar të përgjigjet për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

“Ndalova për tju uruar të gjithave dhe të gjithëve një punë të mbarë dhe të frytshme si shërbëtorë të publikut në këtë shesh në hyrje të Parlamentit. Unë do të angazhohem personalisht dhe PS do të bëjë të gjitha përpjekjet që të kemi sa më shumë energji të shpenzuara për njerëzit dhe problemet e tyre reale, ëndrrat dhe shpresat e tyre dhe sa më pak energji për atë që politika ka bërë në shumë e shumë vite duke u bërë një pronë e politikanëve”, tha Rama.

A jeni i kënaqur që Basha vrau babain e tij?

“PS e ka marrë një mandat për të udhëhequr dhe PS sot është në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe duhet të shohim përpara. Jam shumë i përgatitur që të jem në lartësinë e fjalëve dhe duke dhënë shembullin i pari dhe duke u përmirësuar edhe me ju”, u shpreh Rama.

j.l./ dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …