Shtëpia / Politika / 20 vjet nga sulmet terroriste, Rama: 11 Shtatori, një ditë kujtese për vlerat e lirisë dhe demokracisë

20 vjet nga sulmet terroriste, Rama: 11 Shtatori, një ditë kujtese për vlerat e lirisë dhe demokracisë

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh për 20-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Rama shprehet se 11 Shtatori do të mbetet një ditë kujtese për vlerat e paçmueshme të lirisë dhe demokracisë.

“20 vjet më parë, 11 shtatori hyri në histori si dita e zezë e sulmit të egër të urrejtjes barbare kundër qytetërimit tonë, duke goditur mizorisht simbolin e tij, Amerikën, mu në zemrën e saj. Sot e përgjithmonë, 11 shtatori do të mbetet një ditë kujtese dhe vetëdijeje e botës demokratike për vlerat e paçmueshme të lirisë e të demokracisë.“, shkruan Rama.

o.j/dita

Shiko dhe këto

Nikolla në krye të Kuvendit, Meta e uron për detyrën e re: Humbëm 2 vjet, tani asnjë sekondë bojkot, s’ka vlerë dhe kuptim!

Urim i papritur ky i presidentit Meta. Pasi Lindita Nikolla u zgjodh në krye të …