Shtëpia / Tag Archives: Bota (faqa 5)

Tag Archives: Bota

Merkel: Në 2021 largohem si kancelare

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi nga Berlini se do të japë dorëheqjen nga posti i kancelares së Gjermanisë në fund të mandatit të saj aktual, më 2021. Gjithashtu Merkel tha se planifikon të japë dorëheqje edhe nga udhëheqja e partisë së saj në dhjetor, kur Unioni Demokristian të zgjedhë kreun …

Shiko më shumë »

Turqia inauguron sot aeroportin më të madh në botë

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan pritet të inaugurojë aeroportin e ri të Stambollit, për të cilin qeveria turke pretendon se do të jetë më i madhi në botë. Aeroporti, vetëm një nga projektet madhore të Erdoganit ishte planifikuar të hapej plotësisht të hënën, mirëpo punimet janë penguar nga disa vonesa …

Shiko më shumë »

Lamtumira e Merkelit, nuk do kandidojë më si kryetare e CDU-së

Pas dështimit të CDU-së në zgjedhjet e Hessenit, ku partia konservatore megjithëse doli forca kryesore pësoi humbje të ndjeshme dyshifrore, kancelarja Merkel nuk do të kandidojë më si kryetare e partisë kristiandemokrate, CDU në kongresin e partisë në dhjetor në Hamburg. Këtë e bëjnë të ditur agjencitë gjermane të lajmeve …

Shiko më shumë »

Polonia kërkon ende dëmshpërblime lufte nga Gjermania

Kanë mbetur më pak se një javë nga konsultimet qeveritare gjermano-polake në Varshavë, ndërsa presidenti Andrzej Duda ende flet për pagesën e dëmeve nga koha e Luftës së Dytë Botërore. “Mendoj se çështja e pagesës së dëmeve nuk është mbyllur”, tha Duda për gazetën “Bild am Sonntag”. Ai përmendi një …

Shiko më shumë »

SHBA, kërkohet dënim me vdekje për autorin e masakrës në sinagogë

Prokurorët amerikanë deklaruan se po kërkojnë miratim për të dënuar me vdekje personin e akuzuar për të shtënat në një sinagogë në Pitsburg të SHBA-së. Prokurori Scott Brady, i cili po heton sulmin në sinagogën e Pittsburgh-ut, e emërtoi masakrën një krim urrejtjeje. Në dokumentet e aktakuzës saktësohet se agresori …

Shiko më shumë »

Indonezi, rrëzohet avioni me 188 persona në bord (FOTO)

Një avion i kompanisë indoneziane të fluturimeve, “Lion Air” është rrëzuar në det së bashku me 188 persona në bord, pasi është nisur nga kryeqyteti i Indonezisë, Xhakarta. Aeroplani është raportuar të ketë humbur kontrollin vetëm disa minuta pasi është nisur dhe besohet se ka përfunduar nën ujë. Ende nuk …

Shiko më shumë »

PE voton kundër përdorimit të produkteve plastike

Parlamenti Evropian votoi me shumicë dërrmuese për të ndaluar në të gjithë vendet e Bashkimit Evropian produktet plastike me një përdorim, të tilla si pipat, lugët, pirunjtë e thikat plastike, shkopinjtë plastikë për të përzier kafenë. Vendimi u miratua të mërkurën me 571 vota pro, 53 kundër dhe 34 abstenime. …

Shiko më shumë »

Kapen bomba të tjera dërguar me postë

Një pajisje e dyshimtë drejtuar ish-nënpresidentit Joe Biden u gjet të enjten në zyrat e një shërbimi postar në shtetin Dellauer, zhvillimi më i fundit në një valë që ka nën shënjestër demokratë me peshë, njoftuan disa media amerikane. Paketa është e ngjashme me të paktën nëntë të tjera dërguar …

Shiko më shumë »

Vrasja e Khashoggit “ka qenë e parameduar”

Vrasja e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, ka qenë “e paramenduar”, citohet të ketë thënë prokurori publik i Arabisë Saudite. Provat për këtë erdhën nga një task-forcë e përbashkët e Arabisë Saudite dhe Turqisë, raportoi transmetuesi saudit al-Ekhbariya, duke cituar prokurorin. Sipas burimit të njëjtë, prokurorët po marrin në pyetje disa …

Shiko më shumë »

Kërcënimi i Bolton: Do ta shtrydhim Iranin

Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Michael Bolton, u zotua se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, “do ta shtrydhë Iranin” me presion të madh ekonomik, për shkak të, siç tha, sjelljes “keqdashëse” të tij në Lindjen e Mesme dhe në gjithë botën. Bolton i bëri këto komente …

Shiko më shumë »